



Prishtinë, 20 shkurt – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi qëndroi për vizitë zyrtare në Zvicër me ërast mori pjesë në konferencën e parë të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore në Lucern të Zvicrës, me temën “Sfidat e Kulturës së Biznesit”.
Zv. Ministri Demelezi me këtë rast theksoi se Investimet në industrinë agro-ushqimore, duke përfshirë pjesëmarrjen në pronësitë e rrjeteve të supermarketeve është investim i rëndësishëm për mërgatën dhe vendin tonë. ëKonferenca të tilla janë promotorë të mundësive më të lehta dhe përfitimeve tjera për prodhimet tona vendore, si dhe ripozicionimin e tyre në tregun rajonal dhe evropianë, tha gjithashtu Zv. Ministri Demelezi.