Prishtinë, 16 shkurt 2024 ë Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, me ftesë të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), që është pjesë e Bankës Botërore, ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar me tregtuesit e inputeve bujqësore.
Kjo ngjarje ishte organizuar me qëllim të njoftimit të furnizuesve të inputeve bujqësore me projektligjin e ri te aprovuar në Qeveri, atë të Faturave të Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinat.
Zëvendësministri Demelezi, në fjalimin e tij ka theksuar rëndësinë e këtij projektligji në aspektin e qasjes në financa. ëNe si Ministri e Bujqësisë kemi qenë të interesuar që fermerët tanë tëi përkrahim me të gjitha mundësitë për tëju ofruar atyre instrumente të cilat do të ua lehtësonin qasjen në financa. Këto instrumente mund t’i përdorin grupe shoqërore sië janë të rinjtë, gratë dhe fermerët e rinj që më pak apo fare nuk kanë pasur qasje në financa nga bankat apo huazime nga tregtuesitë, ka thënë zëvendësministri Demelezi.
Gjatë këtij organizimi të IFC-së ka pasur edhe diskutime tjera nga tregtuesit e inputeve bujqësore lidhur me këtë projektligj, i cili do të formalizoj dhe lehtësojë marrëdhëniet në mes fermerëve dhe tregtuesve.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00