Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Programim, Monitorim, Vlerësim dhe Raportim të
Programit të Zhvillimit Rural janë:
1. Hartimi i strategjisë dhe programit për bujqësi dhe zhvillim rural përmes koordinimit të
ngushtë me akterët publik dhe sektorin privat;
1.2. Themelimi dhe koordinimi i rrjetit kombëtar të zhvillimit rural;
1.3.Udhëheqja dhe koordinimi i aktiviteteve rreth përgatitjes së masave për investime në
fermë, grupeve të prodhuesëve dhe masave tjera;
1.4. Drejtimi dhe koordinimi i grupeve konsultative për hartimin e masave të Programit të
Zhvillimit Rural;
1.5. Mbështet hartimin e legjislacionit për zbatimin e masave dhe mbështet përfarimin e
legjislacionit në fushën e zhvillimit rural;
1.6. Krijimi i kornizës së monitorimit dhe vlerësimit, vendosja e treguesëve të efikasitetit dhe
efektivitetit;
1.7. Koordinimi i aktiviteteve rreth përgatitjes dhe përditësimit – azhurnimi te studimeve
sektoriale;
1.8. Përgatitja e planit të vlerësimit të pavarur -ex ante, mid term dhe ex-post;
1.9. Përgatitja e marrëveshjeve për sigurimin e të dhënave nga institucionet kombëtare
relevante;
1.10. Vepron si sekretari për Komitetin Monitorues/KM;
1.11.Përgatitja e raportit vjetor të monitorimit dhe raporteve periodike.
Kontakti:
Shefki Zeqiri – Udhëheqës i Divizionit për Programim dhe Koordinim të Zhvillimit Rural
Tel: +383 38 200 38 460
E-mail: shefki.zeqiri@rks-gov.net