1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shfrytëzimin e Qëndrueshëm të Tokës Bujqësore janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit, dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e mbrojtjes, shfrytëzimit, konsolidimit dhe qiradhënies së tokës bujqësore;
1.2. Koordinon aktivitetet me institucionet përgjegjëse të nivelit qendror dhe lokal me qëllim të mbrojtjes së tokës bujqësore, nga ndërrimi i pa autorizuar në tokë jo bujqësore, realizmin e projekteve të konsolidimit të pa përfunduar dhe konsolidimit vullnetar të tokës bujqësore, planifikimit të përdorimit të tokës bujqësore me qëllime të shfrytëzimit të qëndrueshëm të saj;
1.3. Menaxhon me informatat të cilat janë rezultat i aktiviteteve te realizuara përmes programit të Sistemit Informativ Gjeografik.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Shfrytëzimin e Qëndrueshëm të Tokës Bujqësore raporton tek Drejtori i Departamenti për Politika Bujqësore.
3. Numri i tё punësuarve nё Divizionin për Shfrytëzimin e Qëndrueshëm të Tokës Bujqësore është katër (4).
Kontakti: Idriz Gashi – Udhëheqës i Divizionit për Shfrytëzimin e Qëndrueshëm të Tokës Bujqësore
E-mail: idriz.gashi@rks-gov.net
Tel: +383 38 200 38 618