1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Shërbimeve Teknike, Monitorim dhe Trajnim janë:
1.1. Ofron mbështetje në organizimin e trajnimeve për këshilltarë në fushën e bujqësisë dhe fermerë;
1.2. Ofron mbështetje në planifikimin e skemave përkrahëse për fermerë;
1.3. Ofron mbështetje në përgatitjen e akteve normative dhe udhëzuesëve për skemat përkrahëse për fermerë;
1.4. Propozon dhe harton programe të trajnimit për këshilltarë në fushën e bujqësisë dhe fermerë;
1.5. Përgatitë materiale informuese rreth legjislacionit të ri në fushat e bujqësisë;
1.6. Përgatitë dokumente këshilluese me karakter ekonomik dhe financiar për fermerë;
1.7. Koordinon dhe përgatit programet vjetore për zyrat komunale për shërbimet këshillimore;
1.8. Përgatit dhe vlerëson raporte, nevojat për trajnim për këshilltarët qëndror, këshilltarët komunal dhe fermerët sipas prodhimit /ose rajoneve;
1.9. Vendos kornizën monitoruese dhe vlerëson aktivitetet e shërbimit këshillimor;
1.10. Përgatit raporte javore, mujore dhe vjetore për aktivitet e shërbimeve këshillimore dhe dokumente informuese.
2. Udhëheqësi i Divizionit tё Shërbimeve Teknike, Monitorim dhe Trajnim raporton tek Drejtori i Departamenti të Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike.
3.Numri i tё punësuarve nё Divizionin e Shërbimeve Teknike, Monitorim dhe Trajnim është gjashtë (6).
Kontakti: Tahir Halitaj – Udhëheqës i Divizionit tё Shërbimeve Teknike, Monitorim dhe Trajnim
Email: tahir.halitaj@rks-gov.net
tel. +383 38 200 38 426