1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Shërbimeve Fushore të Ekstensionit janё:
1.1. Mbikëqyr, koordinon dhe bashkëpunon me zyrat rajonale si qendra operative për ekspertët për të ofruar këshilla dhe mbështetje teknike të lokalizuara;
1.2. Bën mbikqyrjen e këshilltarëve të shërbimeve të ekstensionit në qendrat komunale informative këshillimore, njoftimi dhe këshillimi me udhëzues, broshura, fletëpalosjeve dhe materialeve tjera për fermerët aplikues për skemat përkrahëse të Ministrisë;
1.3. Ofron mbështetje në planifikimin e skemave përkrahëse për fermerë;
1.4. Ofron mbështetje në organizimin e trajnimeve për fermerë dhe nga qendrat komunale dhe përgatitja e materialeve për informim rreth legjislacionit dhe interpretimeve të legjislacionit;
1.5. Ofron këshilla për programet përkrahëse për bujqësi si dhe për fermat ekzistenciale, gjysmë komerciale dhe komerciale;
1.6. Këshillon për mundësinë e qasjes në laboratorë të Institutit Bujqësor të Kosovës në Pejë dhe laboratorë tjerë për analiza të ndryshme, qasja të inspektorit dhe përgatitja e këshillave për fermerët e rinjë dhe fermerët nga zonat e thella rurale;
1.7. Bashkëpunon ngushtë me drejtoritë komunale të bujqësisë për të harmonizuar aktivitetet dhe për të siguruar një koordinim efektiv në nivel lokal;
1.8. Kryejnë vizita në terren, sesionet trajnuese dhe fushatave ndërgjegjësuese për të adresuar nevojat dhe sfidat specifike rajonale bujqësore;
1.9. Përgjigjet për hartimin e planeve vjetore të punës, planeve të trajnimeve, për zyrtar këshillimor komunal në fushat prodhimtarisë bimore, blegtorale, agropërpunese dhe zhvillimit rural.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Shërbimeve Fushore të Ekstensionit raporton tek Drejtori i
Departamentit tё Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike.
3. Numri i tё punësuarve nё Divizionin e Shërbimeve Fushore të Ekstensionit është dhjetë (10).
Kontakti: Bekim Cikaqi – Udhëheqës i Divizionit të Shërbimeve Fushore të Ekstensionit
Email: bekim.cikaqi@rks-gov.net
tel. +383 38 200 38 604