MANDATI
Mandati kryesor i Departamenti për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore mbështet Ministrinë e Bujqësisë,
Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në hartimin e politikave bujqësore përmes të dhënave statistikore
dhe analizave të ndryshme përfshirë edhe ato ekonomike.
Struktura Organizative e Departamentit:
1. Divizioni i Analizave Ekonomike;
2. Divizioni i Statistikave Bujqësore;
3. Divizioni për Rrjetin e të Dhënave të Kontabilitetit në Fermë
1. Detyrat dhe pёrgjegjsitё e Departamentit për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore janë:
1. Hartimi i analizave të ndryshme lidhur me tregun e produkteve bujqësore, koston e
prodhimit dhe investimit, situatën socio-ekonomike në sektorin e bujqësisë, çmimet e fermës
dhe konsumit për produkte bujqësore, të dhënat e shkëmbimit tregtar si dhe mbështetjen përmes
fondeve publike;
2. Përgatitja e Raportit të Gjelbër në baza vjetore;
3. Parashikimi i skenarëve /perspektivës së zhvillimit të sektorit agro-rural si dhe hartimi i
analizave sektoriale dhe analizave mbi vlerën e zinxhirit të furnizimit;
4. Projektimi, organizimi dhe përgatitja e sistemeve analitike që nevojiten për punën e
Ministrisë për përmbushje të kërkesave në përputhje me Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe
standardet dhe procedurat tjera të BE-së;
5. Menaxhimi i bazave të të dhënave të Rrjetit të dhënave të kontabilitetit në fermë, Sistemi
Informativ i Tregut, Eksport – Importit dhe bazave të tjera të përfshira në Sistemin e Integruar
Informativ Bujqësor.
2. Drejtori i Departamentit për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore raporton tek Sekretari
i Përgjithshëm.
3. Numri i tё punësuarve nё Departamentin për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore është
dhjetë (10).
Personi kontaktues:
Delvina Hana Bakija – Drejtore e DAESB
Tel: +383(0)38/ 200 -38 – 886
E-mail: delvina.hana@rks-gov.net