MANDATI
Mandati kryesor i Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural mbështet Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe
Zhvillimit Rural në hartimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit rural, përmes, përzgjedhjes
së masave dhe publicitetin e tyre, koordinimit, programimit, monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit
të politikave të zhvillimit rural në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Struktura Organizative e Departamentit:
1. Divizioni për programim, monitorim, vlerësim dhe raportim të Programit të Zhvillimit
Rural;
2. Divizioni për aftësi konkurruese dhe diversifikim rural;
3. Divizioni për agro-mjedis dhe Zona më Pak të Favorizuara/LAF;
4. Divizioni për asistencë teknike, komunikim dhe publicitet të Programit të Zhvillimit Rural.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit tё Politikave të Zhvillimit Rural janë:
1. Hartimi i politikave dhe strategjive për bujqësi dhe zhvillim rural, e cila përfshinë
përgatitjen modifikimin, e masave, publicitetin e tyre, koordinimin, programimin, monitorimin
dhe vlerësimin e zbatimit të politikave të zhvillimit;
2. Përgatitjen e masave teknike për aftësi konkurruese, agro-mjedisore, diversifikim rural,
LEADER dhe masave tjera në kuadër të Programit të Zhvillimit Rural;
3. Përzgjedhjen e masave për thirrje për aplikim, planifikimin e buxhetit dhe hartimin e
akteve nënligjore ligjore për zbatim e programit vjetor;
4. Përafrimin e legjislacionit në fushat e zhvillimit rural;
5. Koordinimi i përgjithshëm i akterëve për menaxhimin dhe zbatimin e programit, përmes
udhëzimeve dhe ofrimit të informatave dhe dokumenteve relevante;
6. Organizimin e kampanjës informuese dhe publicitet për masat e zhvillimit rural;
7. Monitorimi/Vlerësimi dhe Raportimi i efektivitetit dhe cilësisë së zbatimit të programit
vjetor për zhvillim rural përmes indikatorëve fizik, mjedisor dhe financiar.
Numri i të punësuarve në Departamentin e Politikave të Zhvillimit Rural (14).
Kontakti:
Shqipe Dema – Drejtore e Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural
Tel: +383(0) 38 200 38 630
E-mail: shqipe.dema@rks-gov.net