MANDATI
Mandati kryesor i Misioni i Departamentit Ligjor të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është
të koordinojë procesin e hartimit të legjislacionit dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare nga
fushëveprimi i Ministrisë, duke siguruar respektimin e teknikave dhe standardeve për hartimin e
legjislacionit, të sigurojë përafrimin e legjislacionit të Ministrisë me legjislacionin e Bashkimit
Evropian, të ofrojë mbështetje profesionale, këshilla ligjore dhe rekomandime për strukturat tjera
në kuadër të Ministrisë.
Struktura Organizative e Departamentit:
1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit;
2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit, Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit
Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.
1. Detyrat dhe pёrgjegjsitё e Departamentit Ligjor janë:
- 1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga
fushëveprimi i Ministrisë;
2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i
Ministrisë;
3. Bashkëpunon me departamentet e tjera në procesin përgatitjes së Programit legjislativ të
Ministrisë, Planit legjislativ për Aktet Nënligjore dhe programit për Vlerësimin Ex-Post të
legjislacionit, si dhe përditësimi dhe monitorimi i zbatimit të tyre;
4. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga
fushëveprimi i ministrisë;
5. Siguron përafrimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian –
acquis e BE-së si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
6. Ofron këshilla ligjore, opinione, sqarime, rekomandime juridike nga fushëveprimi i
ministrisë sipas kërkesës;
7. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë – Avokaturën Shtetërore për përfaqësimin e
ministrisë në kontestet gjyqësore
2. Drejtori i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve nё Departamentin Ligjor ёshtё shtatë (7)
Kontakti: Isah Rudaku – U.d. Drejtor i Departamentit Ligjor
Tel: +383(0)38/200-38-478
E-mail: isah.rudaku@rks-gov.net