Raporti:
Raporti:
Raporti:
Raporti:
Departamenti i Politikave Bujqësore dhe Tregtisë ka këto detyra dhe përgjegjësi:
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e politikave bujqësore;
- Përgatitë Programin për Pagesat Direkte (subvencionet);
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e bujqësisë;
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e procedurave për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale, si dhe standardet e cilësisë së prodhimeve bujqësore, në pajtim me legjislacionin përkatës;
- Ofron mbështetje në promovimin e prodhimeve vendore, përmes organizimit të ditëve fushore, panaireve, si dhe manifestimeve tjera tradicionale;
- Bashkëpunon me MTI dhe Doganën në çështjet tregtare dhe regjimin doganor të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore;
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e standardeve në mbrojtjen e bimëve dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve bimore dhe dëmtuesve karantinor;
- Bën pranimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit për regjistrimin e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB-të), Plehrave Artificiale dhe Varieteteve për katër kultura bujqësore (grurë, elb, patate dhe misër);
- Bën pranimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit për licencimin e subjekteve për agroinputet bujqësore;
- Shfrytëzimi i tokave dhe regjistrimi për të vendosur një skemë përkrahëse të bazuar në dëshmi për pagesat për njësi të sipërfaqes dhe një treg funksional të tokave.
Kontakti:
Isuf Cikaqi – Drejtor i Departamentit për Politika Bujqësore dhe Tregjeve
E-mail: isuf.cikaqi@rks-gov.net;
Tel: +383 38 200 38 800