MANDATI
Mandati kryesor i Departamenti për Vreshtari dhe Verëtari harton politikat bujqësore për fushën e vreshtarisë dhe
verëtarisë duke përgatitur dhe hulumtuar të dhënat përkatëse nga fusha e vreshtarisë, informimin,
koordinimin, menaxhimin dhe raportimin vjetor.
Struktura Organizative e Departamentit:
1. Divizioni i Vreshtarisë;
2. Divizioni i Verëtarisë;
3. Divizioni i Laboratorit për Analiza Kimike në Verë dhe i pijeve të forta alkoolike.
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Vreshtari dhe Verëtari, janë:
- 1. Propozon dhe harton politika dhe strategjitë zhvillimore në vreshtari dhe verëtari;
2. Propozon dhe harton legjislacionin në fushën e vreshtarisë dhe verëtarisë;
3. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e procedurave për prodhimtarinë rrushit, verës dhe
prodhimeve tjera nga rrushi dhe vera dhe pijet e forta alkoolike si dhe standardet e cilësisë së
prodhimeve të rrushit, verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi dhe vera, në pajtim me
legjislacionin përkatës në fuqi;
4. Ofron mbështetje në fushën e arsimimit, trajnimin si dhe ofrimin e njohurive për kultivuesit
e rrushit dhe prodhuesit e verës për çështjet teknologjike, ekonomike, ekologjike dhe fushat
tjera të rëndësishme për zhvillimin e vreshtarisë dhe prodhimit të verës;
5. Krijon dhe mirëmban kadastrin e vreshtave dhe industrisë së verës, udhëheqjen e sistemit
të prodhimit dhe qarkullimit të rrushit, verës, prodhimeve tjera nga rrushi dhe vera, verërat
frutore, dhe pijet e forta alkoolike.
2. Drejtori i Departamentit për Vreshtari dhe Verëtari raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve nё Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari ёshtё njëmbëdhjetë (11).
Kontakti:
Personi kontaktues: Ylber Kuçi / Drejtor i Departamentit për Vreshtari dhe Verëtari
E-mail: ylber.kuqi@rks-gov.net