Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për konkurueshmëri dhe diversifikim rural janë
1.1. Merr pjesë në hartimin e strategjisë dhe programit për bujqësi dhe zhvillim rural;
1.2. Udhëheq dhe koordinon aktivitetet rreth përgatitjes së masave teknike për aftësi
konkurruese, investime në agro-përpunim ,masa tjera, diversifikim rural dhe LEADER në
kuadër të Programit të Zhvillimit Rural nën përgjegjësinë e Divizionit;
1.3. Mbështetja për analizën sektoriale për Programin e Bujqësisë dhe Zhvillim Rural;
1.4. Mbështet hartimin e akteve ligjore për zbatimin e masave të Programit të Zhvillimit Rural
në përgjegjësi të divizionit dhe mbështet përafrimin e legjislacionit në fushën e zhvillimit
rural;
1.5. Drejtimi dhe koordinimi i grupeve tematike për hartimin e masave të Programit të
Zhvillimit Rural nën përgjegjësi të këtij divizioni;
1.6. Diskutime me partnerët social dhe ekonomik, OJQ përfaqësuese të popullatës rurale,
shoqata të fermerëve, ministritë tjera të ndërlidhura me sektorin e zhvillimit rural, me qëllim
të identifikimit të nevojave të popullatës rurale;
1.7. Në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, përgatit udhëzuesit për
fermer për masat përkatëse.
2. Udhëheqësi i Divizionit për konkurueshmëri dhe diversifikim rural raporton tek Drejtori i Departamentit tё Politikave të Zhvillimit Rural.
3. Numri i të punësuarve nё Divizionin për konkurueshmëri dhe diversifikim rural është tre (3).
Kontakti: Nysrete Doda Gashi – Udhëheqëse e Divizionit për konkurueshmëri dhe diversifikim rural
Tel: +383 38 200 38 858
E-mail: nysrete.doda@rks-gov.net