1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Asistencë Teknike, Komunikim dhe Publicitet të
Programit të Zhvillimit Rural janë:
1.1. Merr pjesë në hartimin e strategjisë dhe programit për bujqësi dhe zhvillim rural;
1.2. Udhëheq dhe koordinon aktivitetet rreth përgatitjes së masave teknike për asistencë
teknike, shërbime këshillimore, trajnime dhe inovacioni në kuadër të Programit të Zhvillimit
Rural nën përgjegjësinë e Divizionit;
1.3. Mbështet hartimin e akteve ligjore për zbatimin e masave të Programit të Zhvillimit Rural
nën përgjegjësi të divizionit dhe mbështet përfarimin e legjislacionit në fushën e zhvillimit
rural;
1.4. Drejtimi dhe koordinimi i grupeve tematike për hartimin e masave të Programit të
Zhvillimit Rural nën përgjegjësi të divizionit;
1.5. Në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë përgatit udhëzuesit për fermer
për masat përkatëse;
1.6. Harton strategjinë për informim dhe publicitet të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim
Rural;
1.7.Organizimi i kampanjës informative dhe publicitet për PZHR dhe të thirrjes për aplikim,
në nivel vjetor.
2. Udhëheqësi i Divizioni për Asistencë Teknike të Programit të Zhvillimit Rural raporton tek
Drejtori i Departamentit tё Politikave të Zhvillimit Rural.
3. Numri i tё punësuarëve nё Divizionin për Asistencë Teknike të Programit të Zhvillimit Rural
është tre (3).
Kontakti:
Personi kontaktues: Arizona Dibra/U.D. e Divizionit për Asistencë Teknike, Komunikim dhe Publicitet
E-mail: arizona.dibra@rks-gov.net