Raporti:
Raporti:
Raporti:
Raporti:
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Udhëheqësit të Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:
- 1.1. Udhëheq divizionin, menaxhon stafin, buxhetin, financat e Ministrisë, cakton objektivat në
pajtim me strategjinë dhe objektivat e ministrisë dhe Qeverisë si dhe harton planin e punës të
departamenteve për përmbushjen e objektivave;
1.2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime
/përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë;
1.3. Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e procedurave standarde lidhur me buxhetin e ministrisë;
1.4. Vlerëson kërkesat e departamenteve për ndarjet buxhetore dhe përgatitë propozimet për
buxhetin e Republikës së Kosovës;
1.5. Bashkëpunon me departamentet në përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe
finalizon dokumentin e Kornizës Afatmesme e Shpenzimeve;
1.6. Përcjell dhe raporton mbi ekzekutimin e buxhetit, siguron që shpenzimet financiarë janë
bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
1.7. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar
në parimet e llogaridhënies;
1.8. Menaxhon me paranë e gatshme në Ministri realizimin e avancave për udhëtime zyrtare
në Sistemin e Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është dhjetë (10).