Raporti:
Raporti:
Raporti:
Raporti:
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrime Evropiane janë:
- 1.1. Siguron informacionet për hartimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian dhe
siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera
strategjike;
1.2. Monitoron zbatimin e Programin Kombëtar për Integrim Evropian dhe raporton tek
institucionet relevante;
1.3. Koordinon asistencën e jashtme të Instrumentit të Para-anëtarësimit, TAIEX, Binjakëzim
bilaterale dhe multilaterale për aktivitetet e ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me
prioritetet e ministrisë;
1.4. Siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjive me standardet e BE-së;
1.5. Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit
të projekteve;
1.6. Ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë sa
i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me acquis
e BE-së, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me Programin Kombëtar për Integrim
Evropian, integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë;
1.7. Ofron mbështetje dhe organizon mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e
Stabilizim Asocimit, për çështjet që ndërlidhen me fushë veprimtarinë e ministrisë.
- 1.1. Siguron informacionet për hartimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian dhe
2. Udhëheqësi i Divizionit për Integrime Evropiane raporton tek Drejtori i Departamentit për
Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Integrime Evropiane është tre (3).
Kontakti:Arnesa Ferizi – Rrecaj – Udhëheqëse e Divizionit për Integrim Evropian
Tel: +383(0)38/200-38-425
E-mail: arnesa.ferizi@rks-gov.net