1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politika të Menaxhimit të Faunës së Egër, Produkteve Jodrunore dhe Tokave Pyjore, janë:
1.1. Propozon politikat, programet zhvillimore për faunën e egër, produktet pyjore jodrunore dhe tokave pyjore;
1.2. Propozon projekte të ndryshme për menaxhimin e qëndrueshëm të faunës së egër, produkteve pyjore jodrunore dhe tokave;
1.3. Përpunon, sistemin dhe mirëmbajtjen e statistikave për faunën, gjuetinë, produktet pyjore. Në kryerjen e këtij aktiviteti koordinohet me Departamentin e Statistikave dhe Analizave Ekonomike;
1.4. Mbikqyrë dhe bënë vlerësimin e zbatimit të politikave dhe legjislacionit përkatës që ndërlidhet me këtë fushë.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Faunës së Egër, Produkteve Jodrunore dhe Tokave Pyjore raporton tek Drejtori i Departamentit tё Pylltarisë.
3.Numri i tё punësuarve nё Divizionin për Politika të Menaxhimit të Faunës së Egër, Produkteve Jodrunore dhe Tokave Pyjore është tre (3).
Kontakti: Naser Krasniqi – Udhëheqës nё Divizionin për Politika të Menaxhimit të Faunës së Egër, Produkteve Jodrunore dhe Tokave Pyjore
Tel: +383 38 200 38 436
E-mail: naser.krasniqi@rks-gov.net