Prishtinë, 10 shkurt 2017 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për masat mbështetëse për fermerët dhe agro-bizneset, të cilat janë përfshirë në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin se tashmë janë shpallur edhe thirrjet për aplikim për katër masa mbështetëse të Programit për Zhvillim Rural të këtij viti, në kuadër të të cilave ai tha se i inkurajon fermerët e Drenasit që të aplikojnë për mbështetje, në pajtim me kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.Duke e uruar Kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës, Ministri Krasniqi ka konfirmuar përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.Nga ana e tij, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, kryetari Lladrovci, e njoftoi ministrin edhe për projektet e kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00