
Prishtinë, 15 janar 2024 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte 2023 për qumësht sipas cilësisë, therrjet e raportuara, akuakulturë, viëat për majmëri dhe zogjët për majmëri(brojlerët).
Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më datë 13.02.2024 ora 16:00 dhe të gjithë të interesuarit për aplikim mund të njoftohen në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë për të gjitha procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Në linkun e mëposhtëm e gjeni edhe Thirrjen për Aplikim, për t’u njoftuar në detaje rreth kritereve që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit, si dhe detaje tjera për aplikim https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim