Prishtinë, 21 tetor 2015 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi ka pritur në një takim pune shefin e Zyrës Belge Jean Franëois Brakman, atasheun komercial të Belgjikës për Kosovën Genevieve Wazel dhe përfaqësues të kompanisë Belge ?Euroconsltants?, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet e MBPZhR-së për avancimin e mëtejmë të këtij sektori.Po ashtu, zëvendësministri Januzi, falënderoi të pranishmit për mbështetjen që Belgjika ka dhënë për Kosovën në fusha të ndryshme e sidomos për bujqësinë, gjë që sipas tij është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Me këtë rast, ai shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve, me qellim të avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.Në anën tjetër, edhe shefi i Zyrës Belge Jean Francois Brakman, shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e mbështetjes së sektorit agrorural në Kosovë dhe veëmas në këtë rast në aspektin e konsullencës.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00