




Prishtinë, 08 gusht 2018 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Misioni i USAID-it në Kosovë kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Mirëbesimit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në vend. Përmes kësaj marrëveshje, do të krijohet një program i veëantë për mbështetjen e zinxhirit të vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë, për implementimin e të cilit është siguruar një fond prej 3.8 milionë euro.Bazuar në këtë marrëveshje, synohet zhvillimi ekonomik e bujqësor i vendit, rritja e prodhimit bujqësor e bashkë me këtë edhe rritja e të ardhurave të fermerëve, si dhe krijimi i vendeve të reja të punës.Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, ka thënë se bashkëpunimi i ministrisë me partnerët ndërkombëtarë nga viti në vit ka dhënë dhe po jep rezultate shumë pozitive në zhvillimin dhe avancimin e sektorit bujqësor.ëKjo marrëveshje e bashkëpunimit me USAID-in është shumë e rëndësishme, pasi që përmes saj kemi arritur të kemi një kontratë tre vjeëare, e cila garanton mbështetjen e prodhuesve tanë bujqësor që merren me kultivimin e mjedrave, manaferrave e bashkë me këtë synojmë që përveë rritjes së prodhimtarisë, ta shtojmë edhe cilësinë e këtyre prodhimeve. Po ashtu synojmë edhe të rrisim mundësinë e eksportit të këtyre prodhimeve në tregjet e huaja, si dhe të ndihmojmë në krijimin e kontratave afatgjate që garantojnë sigurinë e këtyre prodhimeveë, ka thënë ministri Rikalo.Ai ka falënderuar USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme që po e jep për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.Në anën tjetër, drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, theksoi se USAID-i do të vazhdojë që ta mbështesë sektorin e bujqësisë dhe në përgjithësi zhvillimin ekonomik në Kosovë. Përmes këtij partneriteti, ajo tha se kanë për qëllim të rrisin sasinë dhe cilësinë e prodhimit bujqësor.ëTani po hymë në një partneritet të drejtpërdrejt me Qeverinë e Kosovës, konkretisht me Ministrinë e Bujqësisë, që në afat të shkurtër synohet që të risim prodhimin dhe eksportin, mirëpo përtej kësaj ne e shohim partneritetin me Ministrinë e Bujqësisë si një mundësi që të ndihmojmë ministrit dhe ekipit të tij që të shënjestrojnë më mirë ato asete që i kanë dhe tëi shfrytëzojnë ato më mirë. Jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin që kemi pasur me ministrin dhe me shumë dëshirë presim bashkëpunim edhe në të ardhmen për tëi ndihmuar Kosovësë, tha ajo, duke shtuar se bujqësia është një pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe kjo mund të bëjë ndryshime në jetën e qytetarëve të Kosovës.
Related Posts
Lajmet
31 Korrik, 2025