Prishtinë, 1 gusht 2024 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural konkretisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për gjashtëmujorin e Parë të Programit të Pagesave Direkte 2024 për subvencionimin për sasi–kg të grurit të dorëzuar, subvencionimin e pjesshëm për sasinë e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit të kulturave bujqësore të cilat përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me: grurë, grurë për prodhimin e farës, elb, thekër, tërshërë, misër, luledielli dhe patate e fasule monokulturë, si dhe Thirrjen për Aplikim për gjashtëmujorin e parë të Programit të Pagesave Direkte 2024 për qumësht sipas cilësisë, therjet e raportuara, viçat për majmëri, akuakulturë dhe zogjtë për majmëri (brojlerët).
Thirrja për aplikim është hapur sot me dt. 1 Gusht dhe është e hapur deri me datë 01.09.2024 ora 16:00 dhe të gjithë të interesuarit për aplikim mund të njoftohen në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë për të gjitha procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Në linkun e mëposhtëm e gjeni edhe Thirrjen për Aplikim, për t’u njoftuar në detaje rreth kritereve që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit, si dhe detaje tjera për aplikim https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim .
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00