Prishtinë, 04 mars 2016 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot shefen e UNICEF-it në Kosovë, znj.Laila Omar Gad me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, në veëanti për pasurimin e miellit. U vlerësua se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim duke e miratuar vite më parë ligjin, për të qenë kështu ndër vendet e para në rajon që ka punuar dukshëm në këtë drejtim.Në këtë drejtim, MBPZHR-ja dhe UNICEF kanë nënshkruar në vitin 2012 një memorandum mirëkuptimi përmes të cilit është siguruar furnizimi me acid folik dhe hekur për prodhuesit e miellit në Kosovë. Këto dy elemente janë të rëndësishme për shëndetin e lehonave dhe fëmijëve të porsalindur.Shefja e UNICEF-it vlerësoi implementimin e ligjit dhe memorandumit, por shprehi shqetësimin se ka rënë në përqindje pasurimi i miellit në Kosovë dhe shtoi se si organizatë janë të gatshëm të ndihmojnë edhe më tutje në këtë proces, në bashkëpunim me MBPZHR-në, por edhe prodhuesit vendorë.Ministri Krasniqi premtoi se do ta trajtojë me prioritet këtë gjë, duke pasur parasysh rëndësinë që ka për shoqërinë pasurimi i miellit me këto elemente. Ai tha se do të shikohen të gjitha mundësitë, duke bashkëpunuar edhe me të gjitha institucionet tjera që mielli i prodhuar në Kosovë, por edhe i importuar të përmbajë sasitë e duhura të acidit folik dhe hekurit. Ministri dhe zonja Omar Gad u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm për të konkretizuar hapat e bashkëpunimit për këtë gjë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00