Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka zhvilluar një takim koordinues me kryeshefat e agjencive vartëse të MBPZhR-së, drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e divizioneve në kuadër të ministrisë.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në harmonizimin e veprimeve ndërmjet agjencive dhe departamenteve për zbatimin sa më efikas të politikave dhe prioriteteve të Ministrisë.
Ministri Muja prezantoi planet dhe prioritetet e reja strategjike të Ministrisë, të cilat u mirëpritën nga stafi i MBPZhR-së, duke shprehur gatishmëri për angazhim të përbashkët në realizimin e tyre.
Në kuadër të diskutimeve, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe programeve mbështetëse të Ministrisë për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përfshirë skemat e pagesave direkte për fermerët, grantet për investime në bujqësi, si dhe mbështetjen për zhvillimin e zonave rurale.
Në anën tjetër, kryeshefat e agjencive vartëse të MBPZhR-së, drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e divizioneve në kuadër të ministrisë theksuan rëndësinë e koordinimit të ngushtë në zbatimin e këtyre programeve, me qëllim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe ndikimit të tyre në përmirësimin e mirëqenies së fermerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00