Në kuadër të Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi (GFFA), i cili po mbahet në Berlin, Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi zhvilloi një takim me Drejtoreshën Globale në detyrë të Bankës Botërore, Marianne Grosclaude, më të cilën kanë diskutuar për mbështetjen e BB-së në zhvillimin dhe forcimin e sektorit bujqësor në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, në fokus të bisedimeve ishin prioritetet e zhvillimit bujqësor, përfshirë rritjen e kapaciteteve në sistemin e ujitjes, investimet në infrastrukturë, rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, forcimin e qëndrueshmërisë klimatike, si dhe avancimin e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.
Në anën tjetër, Marianne Grosclaude, si përfaqësuese e Bankës Botërore u shpreh se janë të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe njëkohësisht deklaroi se janë të gatshëm që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për fuqizimin e bujqësisë në Republikën e Kosovës.
Ndryshe, Ministri në detyrë Demelezi theksoi se bashkëpunimi me Bankën Botërore mbetet kyç për ndërtimin e një sektori bujqësor modern, të qëndrueshëm dhe të integruar në tregjet evropiane.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00