Prishtinë, 12 janar 2026- Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi zhvilloi sot një takim me përfaqësues të shoqatave Organika, Pepeko, Mjedrat e Kosovës dhe Agrodev, ku u diskutua për arritjet, sfidat aktuale dhe nevojat për zhvillimin e mëtejmë të sektorit agro-ushqimor në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi, ministri në detyrë, Imri Demelezi theksoi se mbeten të përkushtuar që të jenë pranë shoqatave, duke fuqizuar bashkëpunimin dhe ndërtuar partneritete të qëndrueshme, përfshirë edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
“Projektet e përbashkëta kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve dhe promovimin e prodhimit vendor, duke krijuar ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e ndërmarrësisë në bujqësi”, tha ministri Demelezi.
Në fund të këtij takimi, ai shprehu mirënjohje ndaj të gjitha shoqatave dhe partnerëve që me angazhimin e tyre kontribuojnë në qëllimin e përbashkët për fuqizimin dhe modernizimin e sektorit agro-ushqimor.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00