

Prishtinë, 18 qershor 2024 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete që do të mundësonin avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, ata shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në në fusha të ndryshme përmes kanaleve diplomatike, me fokus të veçantë në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë.
Gjithashtu, ministri i MBPZhR-së ka falënderuar Ambasadorin Hargreaves për mbështetjen që ka dhënë shteti i tyre për Republikën e Kosovës, posaçërisht për sektorin e bujqësisë.