



Prishtinë, 01 korrik 2024 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në Komunën e Vushtrrisë ka vizituar parcelat bujqësore në këtë komunë, ku ka theksuar se ky vit është vit rekord i rendimenteve pothuajse në çdo kulturë bujqësore, me theks të veçantë drithërat.
“Përmes përcaktimit të produkteve strategjike, kemi rritur mbështetjen financiare për kulturën e lulediellit në 454 euro për ha. Kjo ka ndikuar që sipërfaqet të rriten nga 45.50ha në vitin 2022 në 1102.38ha për këtë vit duke u 24fishuar”, tha Ministri Peci.
Gjatë kësaj vizite, ai ishte edhe ne parcelat bujqësore të fermerit Zymer Mustafa nga Rezniku i Vushtrrisë, i cili theksoi se është një ndër bujqit më të vyer e të përkushtuar të kësaj zone.
Zymer Mustafa, përpos 6 hektarëve me lulediell, kultivon edhe 45 ha grurë, 50 ha me misër, 6 ha me patate dhe 1.5 ha me kungull.