Prishtinë, 12 korrik 2019 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të investojë në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Malishevës, me qëllim të rritjes së rendimenteve në prodhimtarinë bujqësore dhe në zvogëlimin e dëmeve të mundshme që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe thatësira. Për realizimin e këtij projekti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Komunën e Malishevës, për të mundësuar kështu ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Banjë të kësaj komune. Me këtë rast, ministrja e MBPZhR-së, Dijana Zivic, ka treguar se deri më tash kjo ministri ka arritur të ndërtojë kanale të ujitjes dhe të zgjerojë shumë sisteme ekzistuese nëpër të gjitha komunat e Kosovës e këto investime ajo tha se do të vazhdojnë tëi bëjnë në vazhdimësi edhe në vitet e ardhshme. ëPërfshirja e sipërfaqeve të reja nën ujitje përbën prioritet për ministrinë dhe investimet për rregullimin e sistemeve të ujitjes do të vazhdojnë të bëhen edhe në të ardhmenë, ka thënë Zivic. Në anën tjetër, Ragip Begaj, kryetar i Komunës së Malishevës, ka vlerësuar këtë projekt, duke thënë se investimet e tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00