Prishtinë, 10 shtator 2015 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi gjatë vizitës së tij në Bruksel, është takuar me përfaqësuesin e Drejtorisë për Zgjerim në Komisionin Evropian, Ruud Van Enk, të cilët kanë diskutuar për progresin e arritur në sektorin e bujqësisë në Kosovë, gjë e cila do të prezantohet edhe në Raportin e Progresit të KE-së, i cili publikohet në tetor të këtij viti. Me këtë rast, zëvendësministri Januzi e njoftoi atë me programet zhvillimore të MBPZHR-së, përmes të cilave ai tha se po e zhvillojnë dhe fuqizojnë sektorin e bujqësisë në vend.Në anën tjetër, përfaqësuesi i Drejtorisë për Zgjerim në Komisionin Evropian, Ruud Van Enk, theksoi se sektori i bujqësisë ka rëndësi të veëantë në përafrimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po ashtu, ai theksoi se reformat e bëra në legjislacionin bujqësor në Kosovë, do të ndikojnë si në rritjen e cilësisë së prodhimeve bujqësore ashtu edhe në rritjen e eksportit drejt tregjeve evropiane.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00