Prishtinë, 12 maj 2016 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi së bashku me shefin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Christofer Stock, sot kanë përuruar linjat e reja për përpunimin e perimeve në kooperativën bujqësore në Mamushë, investim ky i mbështetur në kuadër të projektit të granteve “Zhvillimi Ekonomik Bujqësor në Kosovën Jugore”, i zbatuar nga IPSIA me OJQ ?Anadrini? dhe Komunën e Mamushës.Zëvendësministri Januzi, duke falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme, tha se investimet e tilla kanë një rëndësi të madhe për sektorin e bujqësisë në vend. Ai po ashtu tregoi se MBPZHR-ja përmes granteve investive ka mbështetur fermerët në gjithë vendin për të modernizuar linjat e tyre prodhuese dhe përpunuese në sektorin e perimeve, e po ashtu edhe në sektorët tjerë. Zëvendësministri Januzi tregoi se edhe sivjet në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përmes granteve investive do të vazhdojnë mbështetjen e këtij sektori, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe shtimit të cilësisë së prodhimeve vendore.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00