
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hartuar politikat dhe legjislacionin adekuat për shfrytëzimin e tokës bujqësore dhe mbrojtjen e saj nga ndërtimet e paplanifikuara urbane. E me zbatimin e këtyre politikave dhe legjislacioni, kjo ministri synon zhvillimin e sektorit të bujqësisë me standarde të larta evropiane. Kështu është shprehur zëvendësministri i Bujqësisë, Vezir Januzi, sot gjatë prezantimit të projektit “Ruajtja dhe Zhvillimi i tokës rurale përmes Planifikimit Hapësinor në Kosovë”. Me këtë rast, zëvendësministri Januzi, tha se objektivat e projektit janë në harmoni të plotë me misionin e MBPZHR-së për menaxhimin e tokës bujqësore, si pasuri natyrore e përgjithshme. ?Zhvillimi i sektorit bujqësor përmes implementimit te proceduarve të planifikimit hapësinor, mbrojtjes së tokës bujqësore kualitative nga ndërtimet e pa planifikuara urbane përmes zoonimit te ndërtimeve dhe përmirësimi i sistemit të identifikimit për parcelat tokës, janë bërë me qëllim të një zhvillimi më të mirë të skeptrit të bujqësore?, tha zëvendësministri Januzi.