Prishtinë, 31 maj 2016 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe sivjet ka ndarë 400 mijë euro për të realizuar fushatën për parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo dhe eliminimin e rriqrave në zonat endemike të Republikës së Kosovës. Plani operacional për këtë fushatë tashmë është përfunduar nga kompania përkatëse për këtë punë, e cila është kontraktuar nga MBPZHR-ja. Gjatë kësaj fushate, kjo kompani ka spërkatur zonat endemike në komunën e Malishevës në një sipërfaqe prej 2 mijë hektarë, që sipas të dhënave zyrtare ky dezinfektimi i hershëm, për vite me radhë, që është financuar nga MBPZHR-ja, ka ndikuar pozitivisht në parandalimin e përhapjes së etheve hemorragjike-Krime Kongo, e rrjedhimisht edhe parandalimin e rasteve të mundshme të vdekjes. Ky projekt implementohet tash e katër vjet nga MBPZHR-ja.Ministria e Bujqësisë, është pjesë e Këshillit Ndërministror për parandalimin e etheve hemorragjike, këshill ky i formuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pjesë e të cilit janë edhe Ministria e Shëndetësisë, MMPH-ja, si dhe FSK-ja, e cila e shënjëzon territorin e rrezikuar.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00