Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, zhvilloi një takim miqësor me Sekretarin e Shtetit të Hungarisë, Imre Hubai, përmes së cilit u riafirmua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht në fushën e bujqësisë, industrisë ushqimore, mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të ujërave.
“Sistemi kundër breshërit, i cili në Hungari është plotësisht i digjitalizuar, ishte një nga temat e trajtuara në këtë takim, me ç’rast u shqyrtua mundësia që një sistem i tillë të implementohet edhe në Republikën e Kosovës”, tha ministri Demelezi.
Po ashtu, ai ka treguar se në fokus u vendos përvoja e Hungarisë në shfrytëzimin e fondeve të Bashkimit Evropian për sistemet e ujitjes, bashkëpunimi teknik në përgatitjen dhe menaxhimin e projekteve, si dhe zgjidhjet inovative dhe digjitalizimi i sistemeve të ujitjes përmes projekteve pilot të financuara nga BE-ja.
Ndryshe, ky takum u mbajt në kuadër të Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi, i cili u zhvillua në Berlin, në vazhdën e dhjetëra takimeve bilaterale të realizuara gjatë tri ditëve të forumit.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00