Prishtinë, 3 tetor 2025 – Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini bashkë me Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, Shpejtim Skivjani nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit e cila ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të punonjësve të MBPZhR-së.
Me këtë rast, Sekretarja e Përgjithshme Venera Çerkini tha se dita e sotme është një ditë e rëndësishme për shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë. “Kjo marrëveshje erdhi në frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimit mes dy institucioneve tona dhe bëhet me qëllim që të gjithë punonjësit e institucionit tonë të gëzojnë shëndet të plotë”, tha znj. Çerkini e cila shtoi gjithashtu se kjo Marrëveshje është një hap i madh që çdo institucion duhet ta ndjekë, sepse shëndeti i njerëzve tanë është pasuri e çmuar.
Ndryshe, kjo marrëveshje, e bazuar në Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, siguron që të gjithë punonjësit e MBPZhR-së të kenë kontrolle shëndetësore profesionale, për t’i mbajtur të shëndetshëm dhe të sigurt në vendin e tyre të punës.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00