



Prishtinë, 21 mars 2023 – Me moton ëPyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëmë sot në Parkun e Gërmisë Prishtinë u shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve. Ngjarja u organizua nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi ë FAO dhe e përkrahur nga Zyra e BE-së dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë. Në këtë ceremoni festive morrën pjesë përfaqësues të Qeverisë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Pyjeve të Kosovës, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada e Suedisë në Kosovë, Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, ekipi i Programit për Pylltarizbatuar prej FAO-s, përfaqësues të Komunës së Prishtinës, si dhe partnerë dhe palë të tjera të interesit.Përfaqësuesit e këtyre institucioneve, fillimisht u takuan tek krojet e Parkut të Gërmisë, ku edhe mbajtën nga një fjalë rasti për rëndësinë e mbrojtjes së pyjeve dhe rolin e tyre në shëndetin e njerëzve dhe mjedisit të Kosovës. Fitore Pacolli, deputete e Kuvendit të Kosovës në fjalën e saj tregoi për punën e kuvendit në përmirësimin e kornizës ligjore sa i përket sektorit të pyjeve, ku ndër të tjera shtoi se ënjë prej të gjeturave, në Ligjin e Pyjeve ka qenë ëpërzierje kompetencashë në mes të nivelit lokal, ministrive dhe autoriteteve që merren me këtë sektor. Ndërsa, tani me ligjin e ri kemi një autoritet përgjegjës dhe kompetent për pyjeë, tha me këtë rast znj. Pacolli. Në anën tjetër, Zv. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lazar Raduloviq, pas një prezantimi të historisë së Ditës së Pyjeve vlerësoi rëndësinë e menaxhimit të pyjeve. ëPyjet janë një pjesë integrale e zhvillimit të qëndrueshëm global. Sipas Bankës Botërore, ekzistenca e më shumë se 1.6 miliardë banorëve në planet varet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga pyjetë, shtoi zv. Ministri Raduloviq. Ndërsa, Jonas Westerlund, Ambasadori i Suedisë në Kosovë foli për rëndësinë e pyjeve të Kosovës për ekonominë e vendit, si dhe për mbështetjen e Suedisë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë për sektorin e pyjeve përmes programit të implementuar nga FAO ëMbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumë-qëllimor të pyjeve për përmirësimin e jetës rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë. Gjatë këtij manifestimi, pjesëmarrësit dëgjuan prezantimet motivuese me temën ëRoli kritik i pyjeve në promovimin e shëndetit të njeriut dhe mirëqenies socialeë nga Daut Demaku, Behare Bajraktari, si dhe fotografi i mirënjohur Arian Mavriqi të cilët pas fjalimeve të tyre në shënimin e kësaj ngjarje, vazhduan ecjen me biëikleta shtigjeve pyjore të Gërmisë. Theksojmë se Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është shpallur prej OKB-s dhe ëdo vit me datë 21 mars shënohet nga FAO në nivel global, si mundësi për të promovuar aktivitete miqësore, si dhe praktika të qëndrueshme të menaxhimit të pyjeve.