Prishtinë, 03 prill 2026 – Në kuadër të vizitës zyrtare të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, sot është mbajtur një takim ndërmjet delegacioneve të të dyja vendeve, ku u diskutua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve në sektorin e bujqësisë.
Gjatë këtij takimi, u theksua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit në disa fusha kyçe, me theks të veçantë në forcimin e sigurisë ushqimore, njohjen dhe unifikimin e certifikatave dhe procedurave, identifikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet laboratorëve, zhvillimin dhe harmonizimin e metodave të akreditimit, si dhe fuqizimin e shërbimeve këshillimore për fermerët, përfshirë rolin e Qendrave për Transfer të Teknologjisë Bujqësore (QTTB).
Palët u dakorduan që këto prioritete do të konkretizohen përmes hapave të përbashkët në periudhën në vijim, me synim rritjen e cilësisë së prodhimit vendor, lehtësimin e qarkullimit të produkteve bujqësore dhe garantimin e standardeve më të larta për konsumatorët në të dyja vendet.
Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në sektorin e bujqësisë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00