Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi me ftesë të Mbretërisë së Belgjikës, si kryesuese e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe me ftesë të Komisionit Evropian, ka marrë pjesë në konferencën ministrore me temën “Biosiguria dhe vaksinimi; mjete thelbësore për parandalim, kontroll dhe ë’rrënjosje të sëmundjeve të kafshëve”.
Konferenca mblodhi zëvendëskryeministrin belg, ministra dhe zv.ministra të bujqësisë nga shumë shtete të BE-së dhe vendeve tjera, si dhe drejtorët e agjencive veterinare nga e gjithë bota.
Nga kjo konferencë u diskutuan tema për sigurinë e ushqimit dhe takime me përfaqësues nga DG SANTE dhe pjesëmarrës tjerë të konferencës nga shtetet pjesëmarrëse.
Synim nga konferenca ministrore ishte shkëmbimi i informatave të fundit për politikat e biosigurisë dhe mundësia që Kosova të bëhet pjesë e organizatave të ngjashme evropiane dhe botërore.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00