Prishtinë, 11 nëntor 2016 Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi po qëndron në një vizitë zyrtare në Zvicër.Gjatë kësaj vizite ai ka takuar shefin e delegacionit të përhershëm të BE-së në Zyrën e Kombeve te Bashkuara, Peter Sorensen, të cilën e ka njoftuar me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe me programet zhvillimore të ministrisë për mbështetjen e bujqësisë në vend. Me këtë rast, zëvendësministri Januzi, ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës në fushën e bujqësisë.Delegacioni kosovar, i udhëhequr nga zëvendësministri Januzi është takuar edhe me presidentin e Parlamentit të Kantonit të Gjenevës, Guinchard Jan- Mart, ku dhe ka marrë mbështetjen e tij për bashkëpunim në të ardhmen në sektorin e bujqësisë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00