Prishtinë, 09 maj 2026 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, zhvilloi sot një takim me Bordin Drejtues të Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës për të diskutuar situatën aktuale në sektorin e qumështit.
Ministri Muja theksoi se Ministria e Bujqësisë mbetet e përkushtuar për të adresuar sfidat e sektorit të qumështit dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për stabilizimin e zinxhirit të vlerës, duke përfshirë prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe produkteve të tij.
Ai nënvizoi se mbështetja e prodhuesve vendorë, ruajtja e konkurrencës së drejtë në treg dhe siguria ushqimore, janë prioritet i Ministrisë së Bujqësisë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me prodhuesit, përpunuesit dhe institucionet përgjegjëse për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata për sektorin e qumështit në Kosovë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00